Përdorimi i celularit në timon, arrestohen 3 persona që tentuan të korruptojnë policin – Stop
Lajme, Të Gjitha

Përdorimi i celularit në timon, arrestohen 3 persona që tentuan të korruptojnë policin

ërdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit është një ndër shkeljet që cilësohet shumë e rrezikshme dhe burim aksidenti. Për këtë arsye Policia Rrugore e Tiranës prej 3 ditësh ka nisur një operacion blic në kryeqytet për të ndëshkuar këtë shkelje. Falë ndryshimeve të Kodit Rrugor përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit ndëshkohet me gjobë nga 5 deri në 15 mijë lekë.

Në rast se shkelja përsëritet 3 herë brenda vitit drejtuesi i mjetit humbet dhe lejen e drejtimit. Për shkak të ndëshkimit të rëndë për këtë shkelje është vënë re që drejtues të ndryshëm mjetesh tentojnë të korruptojnë policin për t’i shpëtuar gjobës. Gjatë këtyre 3 ditëve në prangat e policisë kanë rënë 3 të persona që kanë tentuar të korruptojnë policin rrugor për të mos u vendosur gjobë.

Një 24-vjeçar u ndalua nga policia rrugore pranë Saukut ku tentoi t’i jepte 1 mijë e 500 lek policit për të mos u gjobitur për përdorimin e celularit. Po ashtu një 37- vjeçar në bulevardin “Zhan D’ark” tentoi të korruptojë policin rrugor duke I ofruar 1000 lekë. Rasti i tretë ishte një 40 vjeçar i cili i ofroi punonjësit të policisë 5 qind lekë. Të 3 personat u arrestuan për veprën penale te “Korrupsionit aktiv ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *