Pastori: Ato që bëjnë të rinjtë s’duhet të jenë pjesë e një krijese njerëzore – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Pastori: Ato që bëjnë të rinjtë s’duhet të jenë pjesë e një krijese njerëzore

Në emisionin “Rudina” në Tv Klan është folur për prindërimin dhe vështirësitë që sot kalon një prind në rritjen e fëmijës. Një ndër të ftuarit ka qenë edhe pastori  Paulin Vilajeti i cili është shprehur se prindërimi në ditët e sotme është bërë shumë i vështirë dhe se sot ka shumë të rinj që jetojnë brenda shumë gjërave të cilat sipas tij nuk duhet të jenë pjesë e një krijese njerëzore.

Rudina: Cili ka qenë momenti më i vështirë gjatë prindërimit?

Paulin Vilajeti: Momenti më i vështirë ka qenë kur më është dashur që t’i them jo dhe duke vendosur veten në vendin e vajzës sime dhe duke menduar kohën ku unë kam jetuar, jo-ja ime ka qenë diçka që duhej patjetër për ta thënë që fëmija im të mos kalojë në të njëjtin ferr që kam kaluar unë.  Unë gjithmonë i them vajzave që duhet të falënderoni Zotin që keni një prind që e ka kaluar ferrin dhe kur prindi ngul këmbë jo, ju ta bëni të njëjtin gabim.

Rudina Magjistari: Ferrin ne e dimë për një fjalë shumë të madhe, çfarë nënkupton ti, për cilat vështirësi e ke fjalën.

Paulin Vilajeti: Ju shikoni sot që jeta në të cilën të rinjtë sot jetojnë e ka brenda shumë gjëra të cilat unë besoj se nuk duhet të jenë pjesë e një krijese njerëzore. Për shembull kur vjen puna tek alkooli, tek droga, tek abuzimet e ndryshme.

Rudina Magjistari: Këto janë eksperienca që t’i i ke kaluar?

Paulin Vilajeti: Po, drogën jo, por të tjerat i kam kaluar. Prindërimi i sotëm është më i vështirë sesa e kanë patur prindërit tani.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *