Parashikimi i bankës: Bitcoin mund të arrijë vlerën e 100 mijë Dollarëve

Edhe pse Bitcoin ka pësuar ulje të ndjeshme në muajt e fundit, një prej bankave më të mëdha në botë, “Goldman Sachs”, parashikon që vlera e kriptomonedhës do të rritet ndjeshëm në vitet që vijnë. Çmimi për një Bitcoin ka rënë në 43 mijë Dollarë, pasi arriti pikun në Nëntor me 69 mijë Dollarë. Por brenda pesë viteve të ardhshme, ky çmim mund të shkojë deri në 100 mijë dollarë, thuhet në një raport të bankës.

Ekspertët e fushës mendojnë se pjesa e tregut që do të zërë Bitcoin do të rritet ndjeshëm, pasi do të shndërrohet në një aset dixhital. Madje parashikohet në raport se Bitcoin do të fitojë terren edhe ndaj arit, sa i përket pjesës së tregut të aseteve ku njerëzit do të investojnë paratë e tyre. Gjithsesi, ky mbetet një parashikim modest për vlerën e Bitcoin.

Ekspertë të kriptovalutave kanë parashikuar se vlera e Bitcoin, si kriptomonedha më e fuqishme, mund të arrijë vlerën e disa miliona dollarëve./ Klan News

Të Fundit