Papa refuzon takimin me kreun e Kishës Ortodokse që bekoi luftën e Putinit

Papa Françesku ka pezulluar planet për të takuar kreun e Kishës Ortodokse Ruse dhe aleatin e vjetër të Presidentit Vladimir Putin, sipas gazetës argjentinase La Nacion.

Papa 85-vjeçar kishte planifikuar një takim me Patriarkun Kirill në Jerusalem më 14 qershor, sipas raportimit të Reuters në fillim të këtij muaji.

Megjithatë, Papa Françesku tha për “La Nacion” se i vjen keq që plani për vizitë pezullohet, pasi diplomatët e Vatikanit këshilluan se një takim i tillë “mund të sjellë shumë konfuzion në këtë moment”.

Ky do të ishte takimi i dytë i Papa Frenaçeskut dhe kreur të Kishës Ortodokse Ruse.

Takimi i tyre i parë u zhvillua në Kubë në vitin 2016 dhe ishte i pari midis një Pape dhe një udhëheqësi të Kishës Ortodokse Ruse që nga Ndarja e Madhe që ndau krishterimin në degë lindore dhe perëndimore në 1054.

Muajin e kaluar, Kirill, 75 vjeç mbështeti pushtimin e Ukrainës nga Moska dhe pretendoi se Rusia “kishte hyrë në një luftë që nuk ka një rëndësi fizike, por një rëndësi metafizike”.

Ai është bërë një nga mbështetësit më të shquar të pushtimit të Putinit dhe është akuzuar nga priftërinjtë ortodoksë në Ukrainë se ka “bekuar luftën”.

Të Fundit