Papa Françesku:S’do shkoj në Kiev. Duhet të shkoj në Moskë, të takoj Putin

Papa Françesku është shprehur se do të takojë presidentin rus Vladimir Putin. Mediat italiane shkruajnë se Papa i ka kërkuar kardinalit Parolin, t’i dërgonte Putinit mesazhin se ishte i gatshëm të shkonte në Moskë, kërkesë për të cilën nuk është marrë asnjë përgjigje.

“I kërkova kardinalit Parolin, t’i dërgonte Putinit mesazhin se isha i gatshëm të shkoja në Moskë. Nuk kemi marrë ende një përgjigje dhe vazhdojmë të këmbëngulim, edhe pse kam frikë se Putini nuk mund dhe nuk dëshiron ta ketë këtë takim tani. Por kaq shumë brutalitet, si mund të mos e ndalosh?”

Kështu është shprehur Papa Françesku,  në një intervistë për Corriere della Sera.

Shumë njerëz kanë kërkuar dhe një gjest simbolik të Papa Françeskut për të bërë një vizitë në Ukrainë, por përgjigja e tij ishte:

“Për momentin nuk do të shkoj në Kiev”, shton ai. “Së pari duhet të shkoj në Moskë, duhet të takoj Putinin “.

Të dielën, Papa Françesku e përshkroi luftën në Ukrainë si një “regresion makabër të njerëzimit” dhe tha se Mariupol ishte “bombarduar dhe shkatërruar në mënyrë barbare”.

Në një fjalim 15-minutësh në sheshin e Shën Pjetrit, ai tha se “lutjet e tij shkojnë në qytetin ukrainas të Mariupol, qytetin e Marisë, i bombarduar dhe shkatërruar në mënyrë barbare”.

Të Fundit