Pandemia Covid-19/Ministria e Shëndetësisë shtyn afatin e 3 prillit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ndryshuar vendimin për masat kufizuese duke hedhur poshtë datën 3 prill për të nxjerrë një urdhër të ri që lë në fuqi masat deri në përfundim të epidemisë së koronavirusit në Shqipëri.

Me këtë urdhër të ri do të thotë se të gjitha aktivitetet publike dhe jopublike, grumbullimet masive nuk do lejohen deri në përfundim të epidemisë.

Asnjë aktivitet publik dhe jopublik, në ambiente të hapura apo të mbyllura nuk do të lejohet. Këtu përfshihen të gjitha ato subjekte dhe kategori që u prekën nga urdhri i 8 marsit të muajit të kaluar si bizneset e vogla dhe të mëdha me disa përjashtime, lokalet, restorantet etj.

Shkollat dhe instituconet arsimore do të vijojnë mësimin online pasi nuk do të jetë 3 prilli data e fillimit të shkollës.

Po ashtu edhe klinikat dentare do të jenë të mbyllura pas 3 prillit kurse spitalet publike dhe jopublike nuk do lejojnë të kryejnë operacione kirurgjikale.

Nuk do të lejohen grumbullimet masive në ambientet të hapura dhe të mbylluar kurse siç e paralajmëroi edhe Rama Komisionet e vlerësimit të KEMP-it nuk funksionojnë por qytetarët që nuk kanë mundësi të paraqiten do të vijojnë të marrin pagën e paaftësisë për punë.

Të Fundit