Pak orë para nisjes së “Sunny Hill Festival”, Dua Lipa: Ndihem shumë krenare që jam në shtëpinë time

Dua Lipa është shprehur shumë e emocionuar për “Sunny Hill Festival”, që nis mbrëmjen e sotme në Prishtinë. Ylli me famë botërore ka mbërritur mbrëmë në Kosovë ndërsa ditën e sotme, bashkë me të atin, Dukagjin Lipa, ka mbajtur një konferencë për shtyp.

Dua theksoi se ndihet shumë mirë që po mbahet një festival i tillë në vendin e saj.

“Faleminderit për suportin, për ndihmën dhe dashurinë që po na jepni çdo ditë që ne ta bëjmë një festival të tillë. Ndihem shumë krenare që jam këtu, që kam mundësi me e sjell performancën.

Kemi me u kënaq shumë sonte. Faleminderit shumë, po ndihem shumë mirë që në shtëpinë dhe vendin time me e bë një gjë të tillë”, tha këngëtarja.

Kujtojmë që festivali pritet që të mbahet dhe në Tiranë dhe do të zgjasë tri ditë. Në festival do të marrin pjesë shumë yje me famë botërore.

Të Fundit