“Paguaja 59 euro energji, tani 500”, Përfaqësuesi i BE: Vendet e varfra do i ndjenë më shumë pasojat e luftës

Përfaqësuesi i lartë i BE, Josep Borrel ka komentuar rritjen e çmimeve me të cilat po përballet sot bota, pasi Rusia i shpalli luftë Ukrainës. Në një konferencë për mediat, në krah të Ramës, Borrell mori një shembull se si ai në shtëpinë e tij në Spanjë më herët paguante 50 euro, ndërsa tashmë duhet të paguaj 500 euro.

Ai tha se këto rritje nuk ishin për shkak të sanksioneve të vendosura nga BE dhe SHBA ndaj Rusisë, por si pasojë e luftës.

Politikat e Shqipërisë janë 100% në përputhje me politikat e BE. Në këtë kohë sprove, Shqipëri ka treguar gatishmërinë e saj. Shqipëria ka qenë bashke hartuese dhe bashkësponsorizuse e rezolutës kundër Rusisë. Shqipëria është po ashtu anëtare e NATO-s, por përtej kësaj, është ofruese e sigurisë. I jam mirënjohëse vendit tuaj për operacione të ndryshme në botë për mbrojtjen. Ne shpresojmë që ky bashkëpunim të vazhdojë. Do vazhdojmë të bashkëpunojmë për sigurinë kibernetike. Ne jetojmë në momente në të cilat stabilitetit dhe të qënit bashkë të bashkuar është më i rëndësishëm. Ka ardhur koha që të rigjallërohet procesi i zgjerimit. Ju zoti kryeministër keni thënë se ‘nuk na duhen vetëm fjalë, por vepra’. Por ka ardhur koha që të riingtregrohet procesi i integrimit dhe të zgjerohet procesi për Ballkanin Perëndimor. Shqipëria i ka plotësuar kushtet. E mbështes punën që bëhet dhe do vazhdoj të mbështesë çeljen e negociatave gjatë drejtimit të qeverisë franceze. Kjo gjë duhet të përmbushet brenda presidencës franceze.

Kjo nuk varet vetëm nga unë, por nga të gjitha institucionet. E di se keni hasur shqetësime të mëdha, dhe në mendjen e qytetarëve janë rritja e çmimeve. Lufta ka krijuar një ndërprerje të madhe në ekonominë botërore. Nuk janë pasojat e të qenit të sanksioneve. Por është proces që ka nisur me rritjen më parë të energjisë, të gazit. Dhe është pasojë e varësisë që kemi ne dhe Rusia po e përdor atë si armë. Nuk është çështje e pasojave të sanksioneve, por e luftës. Është pasojë e rritjes së çmimeve, e ndalimit të eksporteve. Po paguaja energjinë e shtëpisë në Spanjë, më parë ka qenë 50 euro dhe tani ka shkuar njësia 500 euro. Kështu ka ndodhur me të gjithë. Nafta karburanti që përdor për makinën në Bruksel është më shumë se 2 euro litri. Por ka qenë 20% rritje. Më vjen keq të them se është një fenomen që do të ndikojë te vendet më të varfra. Ata janë të varur nga eksporti i grurit rus, që do të përballen me krize.”, tha Borrell.

Të Fundit