Pa certifikatë shëndetësore/ Sekuestrohen në Itali, 9 tonë vaj ulliri nga Shqipëria

Një sasi prej 9 tonësh vaj ulliri është sekuestruar nga policia italiane gjatë janarit, gjatë kontrollit të autobuzëve me udhëtarë që ishin nisur nga Shqipëria.

Lajmin e bënë të ditur mediat italiane, të cilat thanë se aksioni u krye nga zyrtarët e Agjencisë së Akcizave, Doganave dhe Monopoleve – Seksioni Operativ i Costa Morena në bashkëpunim me Financuesit e Grupit Brindisi.

Produkti u gjet gjatë kontrollit të autobusëve të zbritur nga tragetët që vinin nga Shqipëria.

Vaji i ullirit i ruajtur në 110 depozita plastike të pasterilizuara, një total prej rreth 3 tonësh që u kap ditën e sotme, transportohej me autobus të autorizuar vetëm për të transportuar njerëz dhe fshihej me mjeshtëri mes bagazheve të pasagjerëve.

Ndërkohë pjesa tjetër prej 6 tonësh është sekuestruar gjatë pjesës tjetër të muajit janar.

Pas hetimeve të rastit, u konstatua se produktit i mungonte certifikata shëndetësore dhe nuk shoqërohej me asnjë dokument tregtar dhe/ose doganor.

Të Fundit