Ora e Hitlerit shitet në ankand për 1.1 milion dollarë

Një orë që thuhet se i përkiste liderit nazist Adolf Hitler është shitur për 1.1 milion dollarë në një ankand në SHBA. Ora Huber, ka inicialet AH të gdhendura në të. Shtëpia e ankandeve – e cila ka shitur relikë naziste në të kaluarën u tha mediave gjermane se qëllimi i saj ishte ruajtja e historisë, sipas BBC.

Adolf Hitleri udhëhoqi Gjermaninë naziste midis 1933 dhe 1945, duke orkestruar vrasjen e rreth 11 milionë njerëzve,  gjashtë milionë prej të cilëve u vranë sepse ishin hebrenj. Katalogu i produkteve për ora tha se ora ishte një dhuratë ditëlindjeje për liderin fashist në vitin 1933, vitin kur  u bë kancelar i Gjermanisë.

Një vlerësim nga shtëpia e ankandeve thotë se ora u mor si një suvenir kur rreth 30 ushtarë francezë sulmuan Berghof, vendstrehimi malor i Hitlerit në maj 1945. Artikuj të tjerë në ankand përfshinin një fustan që i përkiste gruas së Hitlerit, Eva Braun dhe foto me autograf të zyrtarëve nazistë.

 

 

Të Fundit