“Opinioni ndërkombëtar flet me admirim për ne”,Rama: Kanë ardhur 457 afganë

Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar pas mbërritjes në Shqipëri të dy avionëve të tjerë, pas mesnatës së kaluar, që sollën 182 emigrantë afganë të tjerë të rrezikuar nga talebanët në Afgaistan.

Nëpërmjet rrjeteve sociale teksa publikon foto të afganëve, që kanë ardhur në vendin tonë, Rama thekson se ka arritur në 457 numri i të shpërngulurve nga lufta.

“Arrin në 457 numri i afganëve që shpërngulen nga lufta dhe mikpriten në Shqipërinë e besës e të respektit për kujtesën, traditën, vetveten, për të cilën sot flitet me admirim në gjithë opinionin ndërkombëtar? #KrenarpërShqipërinë??”, shkruan Rama.

Të Fundit