Operacioni i SPAK, Yuri Kim: Abuzimi me prokurimet publike është krim

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas arrestimeve të zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme me urdhër të SPAK, të akuzuar se kanë shkelur barazinë në tenderin e uniformave të policisë së shtetit.

“Jam e lumtur që shoh hetimet e SPAK-ut kundër korrupsionit”, është shprehur ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

Kim më tej shton se, “abuzimi ose manipulimi i proceseve të prokurimit publik është njësoj si vjedhësh qytetarët për të majmur kuletat e vetes ose të ‘miqve’ të tyre”.

Këto veprime ajo i cilëson si “një krim”.

Të Fundit