Omicron 5 ka një simptomë të re, godet natën

Nëse deri tek varianti Delta i Covid, humbja e shijes dhe nuhatjes ishte kambana e alarmit më e raportuar nga të infektuarit, tek Omicron dominonin shenjat e ftohjes së rëndë, dhimbjet e fytit dhe bllokimit të hundëve.

Por në këtë “familje” të Sars-CoV-2, e cila dominon aktualisht në gjithë botën, po shfaqet një simptomë e re.

Me përhapjen e rasteve të nënvariantit Omicron 5, BA.5 një simptomë e re i shtohet shenjave e të infeksionit. Shenja dalluese: godet natën.

Nëse ju ndodh të zgjoheni në një të bërë qull me djersë, këshilla është të dyshoni për infektim me Covid.

Sugjerimi i këtij elementi të ri jepet nga imunologu Luke O’Neill, profesor i biokimisë në Kolegjin Trinity në Dublin, Irlandë.

Një simptomë shtesë e BA.5 është djersitja e natës. A nuk është e çuditshme?

Kështu profesori për radion irlandeze, ‘NewsTalk’, çka bëri që deklarata e tij të përhapet me shpejtësi në mediat britanike.

Sëmundja është paksa e ndryshme sepse virusi ka ndryshuar. Ekziston një imunitet i caktuar, padyshim i lidhur me limfocitet T dhe kështu me radhë dhe kjo përzierje midis sistemit imunitar dhe viruseve të ndryshme mund të krijojë një imunitet paksa të ndryshëm.

  • Varianti BA.5 ka si karakteristikë të re, djersitjet e natës. Ajo që ka rëndësi është që nëse jeni të vaksinuar dhe keni bërë dozën përforcuese, nuk përparon në sëmundje të rëndë dhe këtë mesazh njerëzit duhet ta mbajnë
  • parasysh.

Të Fundit