Nxenesja ekselente fiton bursen per Turqi, ministria ia heq te nesermen – Stop – 30 Shtator 2020 – Stop
Të Gjitha

Nxenesja ekselente fiton bursen per Turqi, ministria ia heq te nesermen – Stop – 30 Shtator 2020

Sonte në Stop sjellim shqetësimin e një familjeje nga Shkodra. Një nxënëse ekselente, Evina Komi, është përzgjedhur nga Ministria e Arsimit, për të një bursë në Universitetin Teknik të Stambollit.Në 8 shtator 2020, Klaudio Agolli, punonjës në këtë ministri, pasi i ka shpjeguar se për cfarë bëhet fjalë, i ka kërkuar që brenda ditës së nesërme të konfirmonte, nëse do ta pranonte këtë bursë. Të nesërmen paradite Evina ka pranuar bursën e studimit për në Turqi.Por zyrtari i Ministrisë së Arsimit, i thotë, se vendet ishin zënë.Babai i vajzës denoncon rastin, duke kërkuar drejtësi.Në Ministrinë e arsimit pas shumë përpjekjeve, thonë, se para Evinës janë përgjigjur konkurentët e tjerë, që kanë zënë vendin.Eksperti i arsimit, Albano Zhapaj, shpjegon, se në rastin kur përgjigja është dhënë brenda afatit, do të thotë, se dikush tjetër e ka marrë atë bursë me forma korruptive.Ndërsa psikologia Brunilda Laboviti shprehet, se për nxënësen ekselente, kjo është një ngjarje zhgënjyese, që mund të cojë deri në traumë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *