Nuk pranoi t’i këndonte në dasmë, djali i “El Chapo”-s urdhëron vrasjen e këngëtarit të njohur

Djali i bosit famëkeq meksikan të drogës “El Chapo” akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e një këngëtari të njohur pasi refuzoi të performonte në dasmën e tij.

Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara bëri akuzën kundër Ovidio Guzman Lopez, i cili është djali i ish-zotit të drogës Joaquin Archivaldo Guzman Loera, i njohur gjithashtu si “El Chapo”.

Sipas DASH, Ovidio Guzman, 31 vjeç, urdhëroi vrasjen e një këngëtari të famshëm meksikan, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, pas refuzimit për të performuar në ditën e tij të veçantë.

Gjatë viteve, ka pasur thashetheme për lidhje të mundshme mes artistëve dhe trafikantëve të drogës.

Sipas raportimeve të shumta, këngëtarë dhe aktorë të njohur kanë marrë pjesë në evente të organizuara nga trafikantët e drogës.

El Chapo aktualisht po vuan një dënim të përjetshëm në Kolorado, SHBA, për vrasje, pastrim parash, trafik droge, shantazh dhe krim të organizuar.

Autoritetet amerikane po vëzhgojnë tani katër fëmijët e tij, përfshirë Ovidio, i njohur si ‘El Raton’ (‘Miu’), i cili është një anëtar i rangut të lartë të kartelit Sinaloa.

Të Fundit