Nuk mbylli minierën e qymyrit, Polonia detyrohet t’i paguajë €500 mijë në ditë Brukselit – Stop
Bota, Të Gjitha

Nuk mbylli minierën e qymyrit, Polonia detyrohet t’i paguajë €500 mijë në ditë Brukselit

Gjykata Europiane e Drejtësisë ka vendosur se Polonia do i paguajë Brukselit 500 mijë euro në ditë pasi dështoi në mbylljen e një miniere qymyri në kufirin Poloni – Çeki.

Praga ka ngritur shqetësimin se miniera kullon ujërat nëntokësore dhe dëmton komunitetet përtej kufirit.

Miniera Turow ndodhet në jug-lindje të Polonisë, afër kufirit me Republikën Çeke dhe Gjermaninë.

Në janar, qyteti gjerman Zittau, përtej kufirit nga Turow çoi Poloninë në të njëjtën gjykatë me të njëjtat akuza.

Polonia nga ana tjetër, mbështetet në qymyr për nevojat e saj energjitike andaj e injoroi urdhrin e mëparshëm të Gjykatës Europiane të Drejtësisë, duke shprehur se do arrinte një marrëveshje me Çekinë fqinje.

Polonia gjeneron rreth 70% të energjisë elektrike nga qymyri dhe ishte i vetmi vend i BE -së në vitin 2019 që nuk u angazhua për uljen e emetimeve neto të gazit serë në zero deri në vitin 2050.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *