Nuk i jep leket e baxhos, i “kthehet” gazetares: Mos u merr me kete pune! – Stop
KLIPET

Nuk i jep leket e baxhos, i “kthehet” gazetares: Mos u merr me kete pune!

Ledion Lici nga qyteti i Gjirokastrës tregon, se i ka shitur qumshtin e deleve të tij një baxhoje në Gjirokastër, të cilën e zotëron Drini Peta. Ata kishin rënë dakord që në datën 5 të cdo muaji, Ledioni do merrte lekët. Por që nga muaji mars Ledioni nuk i ka marrë paratë, që shkojnë 2 milionë e 550 mijë lekë të vjetra. Vetë qytetari është drejtuar tek pronari i baxhos në muajin shtator, pasi ishin bërë 6 muaj, pa marrë paratë e tij, por nga pronari i thuhet, se do t’ia kthejë të hollat për një muaj,pasi ka patur vështirësi.Pas një muaji përsëritet i njëjti premtim duke ndryshuar afati. Paratë do të jepen në 25 dhjetor.Por sërish Ledioni nuk i merr dot paratë, që i takojnë.

Drini Peta ka blerë mallin e nuk i ka dhënë paratë zotit Ledion Lici, duke e gënjyer për shumë kohë atë.Gazetarja e “Stop” i kërkon një shpjegim Drinit dhe gënjështra vazhdon me premtimin, se paratë do të kthehen për 5 ditë.Saga e mashtrimit vazhdon dhe paratë nuk kthehen.Pas shumë tentativave Drini Peta zhduket, duke lënë pa kthyer detyrimin.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *