“Nuk i festojmë kurrë fitoret e Edit”, Linda Rama: Të jesh në krye s’është triumf, por privilegj – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

“Nuk i festojmë kurrë fitoret e Edit”, Linda Rama: Të jesh në krye s’është triumf, por privilegj

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda, ka dhënë këtë të premte një intervistë.

Ajo ka folur për mandatin e tretë të siguruar sërish nga Rama, duke thënë, se fitoret partiake nuk festohen në shtëpinë e tyre, pasi të qëndrosh në krye të vendit sipas saj, nuk është një triumf, por privilegj për të çuar përpara punët e nisura. Ajo shprehet e bindur, se në këtë mandat qeverisës, Shqipëria do të shkojë aty ku e meriton që të jetë.

“Nga ana tjetër, doja të thoja këtë gjë që ne asnjë fitore të Edit, se janë disa fitore, janë gjithmonë fitore në një farë mënyre, të paktën për sa kohë unë jetoj me të, ne nuk e festojmë. Asnjëherë nuk kemi festuar një fitore të zgjedhjeve të Edit sepse fitoret e partive në zgjedhje, nuk janë si fitore në sport, që ti je në një kampionat sporti, je më i miri, fiton një kupë, kupa është aty, është e pakontestueshme, e ke për gjithë jetën dhe i gëzohesh asaj kupe dhe vazhdon për kupën e radhës.

Në politikë nuk është kështu. Në politikë, një fitore është thjesht një privilegj i madh dhe një mundësi e madhe për të vijuar për të bërë punë. Dhe ndërsa ti bën gjithë këto punët në vijim, është një stres i përditshëm dhe është një konfirmim që ti e kërkon që ta marrësh çdo ditë dhe çdo ditë të punës tënde”, tha Linda Rama.

E pyetur nga gazetarja nëse do t’i jepte ndonjë këshillë kryeministrit Rama, Linda tha:

“Ajo që do të thoja unë është që Shqipëria ka arritur në pikën që ka nevojë për zhvillim cilësor dhe për standard. Ky duhet të jetë fokusi dhe mendoj që Shqipëria nuk ka më kohë që të presi që cilësia dhe standardi të jenë kryefjala e çdolloj gjëje që i ofrohet.

Negociatat janë përafrim ndaj legjislacionit, standardeve, cilësisë të asaj familjeje ku ne aspirojmë dhe prandaj po them që jemi në stacionin dhe është kontributi i…nuk është një kontribut i një dite apo dy, është 30 vite tashmë dhe pas 30 viteve ne jemi në pikën që duhet të mendojmë shumë seriozisht për standardet, jo thjesht për zhvillimin.

Duhet të mendojmë shumë seriozisht për cilësinë. Atë që duam edhe vetë në të përditshmen,për këtë ka nevojë edhe Shqipëria edhe shqiptarët, besoj unë”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *