Nuk i duroj dot fëmijët, pse nuk flejnë? Burri rreh gruan me grushta e shkelma

Një grua nga jugu i vendit, por që kërkon të mbetet anonime, denoncon dhunën barbare dhe sistematike të të shoqit ndaj saj.Ajo tregon, se ka tre muaj, që ka ardhur në Tiranë bashkë me tre fëmijët e saj, për t’i shpëtuar agresionit.

Në 20 vjet e ka denoncuar 3 herë bashkëshortin dhe ka marrë urdhër mbrojtjeje, por e ka thyer vetë, duke u kthyer në shtëpi.Por këtë herë nuk duroi më e bëri ca para nga kushërinjtë dhe u zhvendos në Tiranë.Këtu ka gjetur punë dhe ka sistemuar fëmijët në shkollë.Tani ka një avokate shteti falas dhe ajo po merret me urdhrin e mbrojtjes dhe me divorcin. Zonja thotë, se u drejtua në “Stop”, pasi ka nevojë për psikolog e ndihmë financiare.

Lidhur me problemin e gruas së dhunuar për 20 vjet nga bashkëshorti,ne komunikuam me Shoqatën “Në dobi te Gruas” dhe drejtuesja e saj Sevim Arbana, e cila premtoi ta sistemojë në një banesë sociale pas ndryshimit të pashaportizimit.Gjithashtu zonja Arbana do të interesohet edhe për tre fëmijët.

Më pas me shoqatën “Family” ne ramë dakord, që gruas t’i ofrohet ndihmë juridike dhe psikologjike falas. Valbona Treska u shpreh, se kjo asistencë do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.Gjithashtu “Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” i ofruan gruas dhe fëmijëve të saj ushqime e veshmbathje.

Të Fundit