“Nuk e mbajtët fjalën”, Komentuesit-Ramës: Po hiqni zvarrë dënimin e kriminelëve – Stop
Lajme, Të Gjitha

“Nuk e mbajtët fjalën”, Komentuesit-Ramës: Po hiqni zvarrë dënimin e kriminelëve

11 vite më parë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, mbetën të vrarë 4 protestues të Partisë Socialiste, e cila në atë kohë ndodhej në opozitë.

Kryeministri Edi Rama bashkë me familjarët e 4 protestuesve që humbën jetën, më 21 janar 2022, bënë homazhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Por para se të kryenin homazhet, Rama bëri një postim në rrjetet sociale, ku shkruan:

“dhe me bindjen që drejtësia vonon po nuk harron, si edhe ndjesinë më në fund pozitive nga shenjat e dallueshme të veprimit të drejtësisë së re, nderojmë sot katër protestuesit paqësorë të 21 janarit, vrasja barbare e të cilëve kërkon drejtës.”

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi ndjekësve të kryeministrit, të cilët kërkojnë drejtësi për 21 janarin.

Komentuesi: Te erdhi dita prap të hedhesh lule në bulevard…se drejtësi duhen edhe ca vite të demostrosh Zotrote si Kryeministër.

Kryeministri Rama: Po, je shume i sakte, duhet ende kohe qe Reforma ne Drejtësi te japë te gjitha frytet e saj, sepse u be vetëm para pak vitet se po te ishte bere qe ne vitet 90 do flisnim ndryshe fare sot! Drejtësia ne demokraci nuk behet me suste, s’jemi ne vitin 1945, kemi ndërruar sistem, nuk e bën kryeministri as partia drejtësinë lavdi Zotit, prandaj duhet durim sepse ato vendet me drejtësi qe shohim ne, kishin sistem drejtësie te drejte kur ne s’ekzistonim fare si shtet!

Komentuesi: I përjetshëm kujtimi. Po ju z.kryeminister nuk e mbajtët fjalën. Për më shumë sot e kësaj dite jini bërë njësh me vrasësit e tyre. Ju po hiqni zvarrë dënimin e kriminelëve .Është turp që sot del dhe kujton ata që ranë për idealet tuaja.

Kryeministri Rama: Këto ofendime nuk kane asnjë lidhje me faktet e me argumentet, kështu qe nuk kam cfare them fare sepse kush ofendon nuk do dialog, po do vetëm te flasë vete e te dëgjojë vete!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *