Noterja dhunon gazetarin dhe operatorin e Stopit: O ndyresire, do te vras fare!

Zonja Arta Çika denoncon në “Stop” procedurën e hapjes së testamentit nga noterja Majlinda Lleshi në Borsh.Testamenti është bërë në vitin 2013.Majlida Lleshi rezulton notere te firma e burrit të kunatës së zonjës Arta Cika “Hodaj SHPK”. Në testament rezultojnë një seri problemesh. Firma e të moshuarës, që ka ndërruar jetë, rezulton e falsifikuar.Nuk ka patur një dëshmitar, kur është bërë testamenti, pasi e ndjera trajtohej me kemp si e verbër.Parregullsitë i konstaton edhe nënkryetari i Dhomës së Noterëve Fatmir Laçej. Qytetarja Arta Cika shkon në zyrën e noteres për ballafaqim dhe noterja pranon shkeljen, por i thotë zonjës, se ia ka bërë kunata.

Qytetarja Arta Cika mbetet peng në zyrën e noteres Majlinda Lleshi, pasi kjo e fundit nuk e le të dalë dhe thërret policinë.Pasi vjen policia, noterja Lleshi në sy të forcave të rendit kërcënon gazetarin e “Stop”, se do ta vrasë dhe godet fizikisht gazetarin dhe kameramanin.

Të Fundit