Non-grata nga SHBA, Berisha për radion amerikane: Jam rast unik në botë

Ish-Kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetarin Jason French ne radion amerikane “French Capital Podcast”.

Këtë intervistë ai e ka publikuar në profilin e tij në rrjetin social ‘Facebook’, teksa ka folur për shumë çështje si, rikthimi i tij në krye të PD-së, përplasjet me ambasadoren amerikane Yuri Kim, si dhe për shpalljen e tij non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E duke u ndalur më së shumti tek kjo e fundit, ish-Kryeministri Berisha i është përgjigjur pyetjes së gazetarit amerikan, duke i thënë se ai është rasti i parë dhe unik në botë, që është shpallur non-grata 8 vjet pasi është larguar nga çdo lloj pozicioni drejtues dhe pushteti ekzekutiv.

Ndërsa shtoi më tej se, u shpall non-grata sepse kisha përdorur retorikë për të bllokuar hetime, por nuk është zhvilluar kurrë ndonjë hetim zyrtar ndaj meje apo ndaj familjes sime. Gjithçka është gënjeshtër

Përgjigja e Berishës për shpalljen e tij non-grata:

Gazetari Jason French: Nuk ka diçka specifike në këtë urdhër që të përshkruajë llojin e korrupsion në bazë të të cilit nuk lejoheni të hyni në SHBA?

Sali Berisha: “Më lejoni të theksoj tre gjëra: së pari, unë jam një rast unik në botë i shpallur non-grata 8 vjet pasi jam larguar nga pozicione drejtuese dhe pushteti ekzekutiv; së dyti, unë jam i vetmi person në botë i shpallur non-grata kur asnjëherë nuk jam akuzuar në 30 vite nga ndonjë person apo institucion për korrupsion, as unë, as fëmijë; së treti, u shpalla non-grata sepse kisha përdorur retorikë për të bllokuar hetime, por nuk është zhvilluar kurrë ndonjë hetim zyrtar ndaj meje apo ndaj familjes sime.

Gjithçka është gënjeshtër”, është shprehur në lidhje me këtë çështje, ish-Kryeministri Berisha.

Të Fundit