Njohja e patentave shqiptare në Itali, Rama: Mos harroni se unë them atë që bëj dhe bëj atë që them.

Njohja e patentave shqiptare në shtetin italian është nga sot, 18 mars 2021, një fakt i kryer.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se është mbyllur tashmë procedura e cila bën që patentat e shqiptarëve që qarkullojnë me makinë në shtetin italian do të njihen nga autoritetet atje.

“Mos e harroni, unë them atë që bëj dhe bëj atë që them”, nënvizon Rama në statusin e tij.

“Ja edhe siglimi përfundimtar që mbyll krejt procedurën e gjatë për lejet e drejtimit në Itali, për merakun a të gjithëve ju që qarkulloni me makinë matanë detit, e herë tjetër mos e harroni, unë them atë që bëj dhe bëj atë që them”, shkruan Rama.

Të Fundit