Një rrugë në Nju Jork me emrin “Skënderbeu”, Veliaj takon kryebashkiakun – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Një rrugë në Nju Jork me emrin “Skënderbeu”, Veliaj takon kryebashkiakun

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj është takuar në SHBA me Kryetarin e Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shprehet se ndihet krenar që tashmë një nga rrugët e këtij qyteti mban emrin “Fan Noli”, ndërsa shumë shpejt një rrugë tjetër do të marrë emrin “Skënderbeu”.

“I lumtur të takoja një mik të mirë, kryebashkiakun energjik të Nju Jorkut, Mayor Eric Adams!

Nju Jorku është një qytet ku kam jetuar dhe e dua fort – është shtëpia e shumë shqiptarëve të suksesshëm. Jam krenar që njëra nga rrugët e qytetit mban emrin “Fan Noli”, e tepër i emocionuar që një rrugë tjetër do të marrë emrin “Skënderbeu” – shenjë e vërtetë e lidhjes sonë të veçantë”, shkruan Veliaj.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *