Niset avioni i parë me afganë nga Shqipëria në SHBA, përcillen nga Xhaçka dhe Kim

Është nisur avioni i parë me afganë nga Shqipëria drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajmi është dhënë nga Ambasada e SHBA në Shqipëri, e cila bën me dije se avioni është nisur në orët e para të mëngjesit.

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim dhe Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka kanë përcjellë në Rinas shtetasit afganë që u strehuan në Shqipëri.

“Një avion me afganë u nis nga Tirana në orët e para të mëngjesit, për të filluar jetën e tyre të re në Shtetet e Bashkuara, pasi gjetën strehim në Shqipëri. Ambasadorja Yuri Kim dhe Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka u takuan me afganët përpara nisjes dhe i përgëzuan ata për kurajon e tyre. Ambasadorja Kim falenderoi popullin shqiptar për mikpritjen e afganëve si vendi i parë që u hapi atyre dyert vitin e kaluar. Populli shqiptar i tregoi botës edhe një herë traditën e “besës” – mbrojtjes së të tjerëve në nevojë.”,njofton ambasada.

Të Fundit