Ngjarje e pazakontë/ Shkojnë në postë me kufomë në krahë për të marrë pensionin, alarmohet policia irlandeze

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Irlandë ku dy të rinj u futën në postë për të tërhequr pensionin e një të vdekuri.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në qytezën Carlow të Irlandës që gjendet në jugperëndim të Dublinit.

Duket si një skenë nga “Weekend with the Dead”, por me të vërtetë ka ndodhur në Irlandë në County Carlow. Ngjarja e pazakontë filloi kur një burrë hyri në zyrën e postës, duke kërkuar të merrte pensionin e një burri tjetër, të moshuar. Stafi ka refuzuar që ti japi paratë burrit, duke e informuar se pensionisti në fjalë duhet të ishte i pranishëm për të bërë tërheqjen. Burri u kthye shpejt me dy burra të tjerë, njëri prej të cilëve ishte 60 vjeç dhe dukej se ishte “duke u mbajtur” nga dy të tjerët, për të kërkuar sërish pensionin. Punonjësit, natyrisht, nuk kanë rënë në kurth dhe dy burrat janë larguar nga vendi i ngjarjes duke lënë trupin e të ndjerit. Një grua që jeton pranë zyrës së postës tha se vajza e saj pa dy burrat që po transportonin të ndjerin në ndërtesë. “Në atë moment kur po e nxirrnin nga shtëpia të moshurain, ai nuk ishte mirë pasi këmbët i ishin zvarritur në tokë”.

Të Fundit