Ngjarja në Velipojë, Çuçi: S’parandalojmë sherret në mesnatë mes fqinjëve

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka dalë në një deklaratë për media pas ngjarjeve të rënda të ndodhura në vend ditët e fundit.

Teksa ka përmendur aksidentin tragjik ku ndërruan jetë 4 anëtarët e një familjeje nga Patosi si dhe ngjarjen me 4 viktima në Velipojë, Çuçi tha se Policia e Shtetit nuk mund të parandalojë sherret në mes të natës.

“Ngjarjet e fundit janëtë rënda. Policia e Shtetit as nuk ndjek çdo makinë dhe as nuk mund të parandalojë një sherr në orën 1 të natës mes dy fqinjëve. Dy raste kërkojnë reflektim nga të gjithë përfshirë këtu edhe Policinë e Shtetit. Policisë do ti vëmë në dispozicion edhe dronët super inteligjent. Policia ndalon dhe nuk dënon shkelës kriminelë. Nga muaj i fundit ne kemi shtrënguar masat e armëve pa leja. Janë ndaluar tre persona së fundmi me precedencë penale” tha Çuçi.

Të Fundit