Nga sot lëvizet pa autorizim, hyjnë në fuqi masat e reja lehtësuese. – Stop
Të Gjitha

Nga sot lëvizet pa autorizim, hyjnë në fuqi masat e reja lehtësuese.

Zbardhen dy urdhrat e firmosur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ditën e sotme, me anë të së cilëve hyjnë në fuqi masat e reja të lëvizjes në kushtet e pandemisë së COVID 19.

Kështu, që prej ditës së sotme hyn zyrtarisht në fuqi urdhri për të mos kufizuar më lëvizjen e qytetarëve në zonat e gjelbra. Zonave të gjelbra iu shtohet nga sot edhe qyteti i Fierit.

Në zonat e kuqe është zgjatur fasha e orarit të lëvizjes deri në orën 21:00, janë hequr autorizimet për lëvizjen e këmbësorëve dhe të automjeteve.

Po ashtu në të gjithë vendin janë hapur baret dhe restorantet në ambiente të hapura, që do të qëndrojnë të hapura në zonat e kuqe deri në 21:00 dhe pa kufizim në zonat e gjelbërta. Janë hapur ndër të tjera edhe muzetë, bibliotekat, arkivat.

Lejohen po ashtu stërvitjet e sportistëve në ambiente të hapura.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *