Nga Mali i Tomorrit, Meta uron besimtarët: Ju ndihmoftë dhe të keni bekime

Presidenti Ilir Meta ka reagur ditën e sotme për pelegrinazhin në Malin e Tomorrit, duke uruar të gjithë gjithë besimtarët.

Nëpërmjet një fotoje të publikuar në rrjetet sociale, Meta uron besimtarët për lutje të pranuara dhe mbarësi.

“Lutje të pranuara, shëndet të mirë, mbarësi dhe zemra të gëzuara për të gjithë besimtarët dhe pelegrinët në malin e shenjtë të Tomorrit.

Abaz Aliu ju ndihmoftë dhe të keni bekimet e Zotit! “- shkruan Presdienti Meta.

Të Fundit