Nënë Liza para Kuvendit: S’kanë pyetur a jam gjallë, shtetit s’i rr*het për plaka

Teksa në Kuvend po mbahet seanca e radhës, para dyerve të tij banorët e “5 Majit” po protestojnë për shembjen e banesave, vendim i Bashkisë së Tiranës në kuadër të rindërtimit.

Sakaq, Nënë Liza, e moshuara e cila ka mbetur e pastrehë pas shembjes së banesës së saj është bërë pjesë e protestës së banorëve përballë Parlamentit.

Ajo ka hedhur sërish akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.

“Unë dua prej shtetit të më hapë derën, një nënë 78-vjeçare, s’kam çfarë ha. Kam marrë telefonata nga Amerika, këtu jo. Nuk e di si me pa qenë, mu rrethua shtëpia. S’kam armë asgjë, ne duam të drejtën tonë”.

Më tej e moshuara vijoi” “Nuk ka ardhur kush a është gjallë a ka vdek, ky është shteti, s’i rr*het për plakat. Dua të dal para parlamentit, ta marrë vesh Rama dhe këto deputetët bukuroshët”.

Banorët e lagjes “5 Maji”, me pankarta në duar po protestojnë para Kuvendit të Shqipërisë ndërsa janë vënë re edhe forca policie.

Prej muajsh, kërkesa e këtyre banorëve është transparenca sa i përket projektit, por mbi të gjitha e kontratave individuale që u ka ofruar Bashkia gjithsecilit për të firmosur shembjen e banesave të tyre të vjetra dhe më pas për të përfituar banesë në ambientet e reja.

Të Fundit