Nëna humbi flokët nga tumori, i biri i dhuron paruken e çmuar

Një grua nga Arizona falë djalit të saj tanimë ka flokë. Melanie Shaha iu desh të priste flokët në 2018 kur filloi trajtimin për tumorin në tru.

“Të jesh pa flokë është e sikletshme sepse mund të marrësh komente nga njerëzit që të thyejnë zemrën. Nuk më bezdis të dukem ndryshe nga të tjerët më shumë se sa fakti që dukem e sëmurë,” shprehet ajo.

Gjatë një dreke me djalin e saj, Matt, ai i sugjeroi me shaka: “Po sikur të rris flokët për të bërë një paruke për ty?”  Për rreth 2 vite e gjysmë, Matt rriti flokët e tij rreth 30 centimetra dhe në Mars ai vendosi që t’i presë.

Ne ishim jashtëzakonisht të emocionuar atë moment, saqë filluam të përloteshim”, tregon Melanie.

Sipas KSAZ-TV raporton People, Matt gjithashtu pagoi 2,000$ një profesionist nga Kalifornia për të krijuar një paruke të punuar me dorë.

Për Melanie, flokët e saj të rinj janë një dhuratë fantastike. “Kam humbur vetullat, qerpikët dhe flokët e mi, kështu që kjo është një dhuratë shumë bujare për mua, me të cilën unë mund të kem një pamje normale dhe mund të dal pa u veçuar nga njerëzit e tjerë sepse dukem ndryshe por të ndihem normale dhe e bukur,” shtoi ajo./tvklan.al

Të Fundit