Në Infektiv 57 të shtruar, 10 prej tyre janë shëruar.

Nderkohe qe numri i personave te prekur ne vend ka shkuar ne 123 dhe 5 vete kane vdekur nga koronavirusi, ne spitalin Infektiv ndodhen te shtruar 57 paciente.

Ministria e Shendetesise ben me dije se 2 orej tyre jane ne terapi intensive.

Por lajm i mirë është se 10 qytetarë deri në këto momente janë shëruar (të shtruar dhe të vetëizoluar) pas dy testeve të kryera. Por ata duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë.

Ja cfare njoftoi sot MSH

Ju informojmë se në spitalin Infektiv ndodhen aktualisht 57 pacientë të shtruar, 2 prej tyre janë në terapi intensive. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!

Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.

Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!

Të Fundit