Ndarja e banesave të rindërtuara nga tërmeti, Rama: Me short, pa Lek e mik

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se të gjitha banesat e rindërtuara pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019 shpërndahen me short.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Rama shkruan se tashmë nuk ka ndërhyrje me lek dhe mik për ndarjen e banesave të reja.

Gjithashtu, Rama thekson se kushdo që ka një ankesë mund tli drejtohet platformës së bashkëqeverisjes.

“TRANSPARENCA dhe DREJTËSIA në ndarjen e apartamenteve të Rindërtimit është një element kuptimplotë i kësaj historie të bukur solidariteti, respekti, përkushtimi maksimal të politikës ndaj njerëzve më në nevojë.

Çdo apartament është ndarë me short publik dhe jo vetëm që çdo metër katror i Rindërtimit ka shkuar për familjet e prekura nga tërmeti, po edhe pozicioni, shkalla, kati për çdo familje është caktuar pa asnjë ndërhyrje apo ndikim nga jashtë, falë shortit publik.

Dikur edhe banesat sociale ndaheshin me lek e me mik, madje në jo pak raste merreshin nga njerëz me pushtet, ndërsa sot ajo praktikë i përket të shkuarës së abuzimeve me pushtetin e dallavereve me shtetin.

Për të mos lejuar që asnjë gabim i vetëm njerëzor apo largqoftë edhe i qëllimshëm ta cenojë këtë proces ku njerzillëku ka qenë qysh ditën e parë thelbi i përpjekjes sonë, cilido që ka një ankesë mund të drejtohet në platformën e bashkëqeverisjes”, shkruan Kryeministri.

Të Fundit