Ndahet nga jeta Presidenti i televizionit “Fax News”, Kasem Hysenbelliu. Humb betejën me Covid-19

Ndahet nga jeta Kasem Hysenbelliu, presidenti i medias  “Fax News”.

Hysenbenlliu ndodhej në Turqi prej disa ditësh ku po merrte trajtim mjekësor por për fat të keq, nuk mundi të fitojë betejën me COVID19.

Ai u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare.

Hysenbelliu është themeluesi i Fax News dhe Faxweb.al, grupit mediatik që hyri në treg në vitin 2017, ndërsa më herët ka drejtuar News24, Panorama Group dhe Balkanweb.

UNIONI I GAZETAREVE

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka publikuar një mesazh ngushëllimi për ndarjen e parakohshme nga jeta të Presidentit të ‘Fax News”, Kasem Hysenbelliu.

“Unioni i Gazetareve Shqiptare ndan dhimbjen e humbjes se nje prej partnereve te vet, mikun dhe bashkepunetorin e dhjetra gazetareve shpiptare, zotin Kasem Hysenbelliu.

Prej gati dy dekadash ai kontribuoi si administrator dhe pronar i mediave audiovizive, kryesisht informative duke qene nje partner aktiv dhe me cilesi te fuqishme njerezore, si dhe me ambicie te fuqishme.

Ai drejtoi disa nga kanalet me te rendesishme informative televizive ne vend si Tv Arberia, News 24, Fax News Tv si dhe redaksi te reja onlini, duke deshmuar kurajo dhe force organizative.

Zoti Hysenbelliu ndau vlerat e nje administratori shume aktiv dhe bashkepunues me dhjetra punonjes dhe gazetare te mediave si dhe me organizatat e gazetareve.

Unioni i Gazetareve Shqiptare u shpreh ngushellimet per ndarjen e parakohshme nga jeta te njeriut te dashur, familjes Hysenbelliu, stafit te Fax News dhe gjithe te afermve te Tij. Qofsh i paharruar miku yne!”, thuhet në mesazhin e UGSH.

Të Fundit