Ndahet nga jeta ish Ministri i Financave. – Stop
Të Gjitha

Ndahet nga jeta ish Ministri i Financave.

Ndahet nga jeta profesori dhe eksperti i ekonomisë Lavdosh Zaho. Lajmin e ka dhënë anëtari i Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj përmes një postimi në faqen e tij në rrjetet sociale. Ish-ministri i Financave i shpreh ngushëllimet familjet për humbjen, ndërsa shton se kontributi i profesor Lavdoshit do të mbetet i paharruar.

Postimi i plotë i Arben Malajt

Te dashur miq, po ndaj me ju nje lajm te hidhur. Sot eshte ndare nga jeta, profesori,kolegu dhe miku yne Lavdosh Zaho. I qofte I lehte dheu I kesaj toke te ciles profesori I sherbeu per here me integritet dhe kredibilitet maksimal. Ngushellime familjes, kolegeve dhe miqve te profesor Lavdoshit. Mirenjohje edhe personale per mbeshtetjen dhe inspirimin e tij ne cdo hap te jetes time. I paharuar kontributi I tij shkencore dhe human.

Prof. Dr. Lavdosh Zaho është një nga lektorët dhe ekspertët më të njohur në fushën e institucioneve financiare dhe teknikave bankare. Eksperienca e tij mbi 40 vjeçare kombinon në harmoni dimensionin akademik me atë të prakticienit. Eksperienca akademike e tij fillon në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës dhe vazhdon në këtë fakultet duke njohur rritje të vazhdueshme përgjatë 37 viteve.

Prof. Dr Lavdosh Zaho ka përgatitur leksione dhe botuar libra për lëndët e kompetencës së tij, ka udhëhequr departamentin e lëndëve të financës, ka kontribuar dhe udhëhequr punën në grup për zhvillimin kurrikular si dhe kërkime shkencore teorike e me karakter aplikativ.

Ai ka kryer funksione drejtuese akademike si zëvendës Dekan apo Kryetar i Këshillit të Profesorëve të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës, anëtar i Senatit të këtij universiteti si dhe shumë funksione të tjera të drejtimit akademik.

Prof. Dr. Lavdosh Zaho ka një përvojë të pasur në veprimtarinë praktike të institucioneve financiare e bankare duke kontribuar në këtë sektor për një periudhe të gjatë si ekspert dhe në role drejtuese.

Ai ka dhënë kontributin e tij në ngritjen dhe zhvillimin e sistemit bankar shqiptar në kushtet e ekonomisë së tregut ku veçohet roli i tij në organet drejtuese të Bankës së Kursimeve ndërsa, pas privatizimit të saj, u përzgjodh anëtar i Bordit te Drejtorëve të Raiffeisen Bank në Vjenë.

Prof. Dr. Lavdozh Zaho ka kontribuar edhe në zhvillimin e sistemit të kontablitetit duke qenë anëtar i komisioneve të Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA).

Ai është gjithashtu një ekspert i mirëvlerësuar në tregun e konsulencës për institucionet financiare e bankare si dhe për sipërmarrjet private lidhur me nevojat e tyre për analiza dhe këshillime mbi menaxhimin financiar

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *