NATO: Nuk dërgojmë trupa në Ukrainë, nëse sulmohet një aleat nxit gjithë aleancën

Sulmi “i pajustifikuar dhe i paprovokuar”. Kështu e ka cilësuar sekretari i përgjithshëm i NATO-s, agresionin Rus ndaj Ukrainës.

Sipas tij, sulmi i Rusisë po vë në rrezik jetë të panumërta dhe njerëz të pafajshëm.

Jens Stoltenberg thotë se Rusia ka nisur sulme ajrore dhe raketore, forcat tokësore dhe forcat specialen ruse kanë sulmuar Ukrainën nga shumë drejtime duke synuar infrastrukturën ushtarake të Ukrainës dhe qendrat kryesore urbane.

“Ky është një pushtim i qëllimshëm, gjakftohtë dhe i planifikuar prej kohësh,” thotë ai.

Shefi i NATO shtoi gjithashtu se aleanca do të dërgojë trupa shtesë në kufijtë e saj lindorë, por jo në Ukrainë.

“Në ditët në vijim do të dërgojmë trupa shtesë në lindje, ku tashmë ndodhen mijëra ushtarë. Pas ndërhyrjes ushtarake ruse kemi aktivizuar planin e mbrojtjes së NATO që iu jep më shumë autoritet komandantëve në terren. Për momentin nuk ka trupa të NATO në Ukrainë dhe nuk kemi asnjë plan apo qëllim për të dërguar ushtarë atje”, shtoi Stoltenberg.

Detyra kryesore e NATO-s është të mbrojë të gjithë aleatët, thotë ai.

“Një sulm ndaj njërit do të konsiderohet si një sulm ndaj të gjithëve” .

Të Fundit