Nard Ndoka: Sot e vlerësoj Berishën më shumë se 30 vjet më parë, Basha mashtroi aleatët

Nard Ndoka gjatë një interviste për media u shpreh se e vlerësoi nismën e ish-aleatit Sali Berisha. Duke komentuar Kuvendin e thirrur nga Berisha, që po mbahet në Air Albania, Ndoka tha se me lëvizjen e tij, Berisha po çliron PD-në.

Shoh respektim të jashtëzakonshëm të standardeve dhe axhendës. Nuk ka nxitim. Ndryshimet e statutit tashmë shkojnë në gjykatën e Tiranës, siç parashikon ligji. Tani kemi një Bashë të shkarkuar. Nesër do të kemi një vulë të re. Do të ketë një organizim tjetër, hapet procesi i referendumit, ku anëtarësia vendos për shkarkimin e zotit Basha. 22 marsi do të jetë data kur do të zgjidhet kryetari. Misioni që mori përsipër Berisha ishte çlirimi i PD-së. E vlerësoj më shumë sot se përpara 30 vitesh.

Basha, i pabesë

Është treguar i pabesë dhe mashtrues me PDK. Basha kishte humbur respektin. Asnjë prej aleatëve nuk është ndier i mbështetur. Basha është përpjekur të mbajë disa rreth vetes, disa kamikazë. Por ata që kanë pasur nuhatje politike i janë larguar. Në këtë mënyrë, ai e ka ndrydhur PD-në.

Të Fundit