MSH: “Mosha mesatare e të infektuarve 50-vjec” ,81 pacientë në 2 spitalet COVID 19.

Ministria e Shëndetësisë bëri sot jo vetëm raportimin për rastet e reja, por edhe për situatën e pacientëve të shtruar në të dy spitalet COVID 19.

Sipas MSH-së, mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç.

Po ashtu mësohet se në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 81 pacientë.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 73 të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Aktualisht në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, i cili do të ndjekë rastet e rënda me insufiçencë respiratore covid pozitiv, janë 4 pacientë të shtruar, 2 prej të cilëve në gjendje të rënduar (të intubuar).

Të Fundit