Moti i keq në Shqipëri, Rama viziton Durrësin: E përballuam mirë, dikur bëhej liqen nga shiu

Kryeministri Edi Rama vizitoi këtë të martë qytetin e Durrësit për të monitoruara nga afër situatën e shkaktuar nga stuhia e shiut që pushtoi vendin tonë që prej mbrëmjes së të shtunës.

Gjatë vizitës së tij në Sukth të Ri, Rama tha se stuhia e shiut ishte provë e madhe për vendin tonë, pasi reshjet ishin me volum të madh.

Më tej Rama tha se reshjet e dendura në Durrës u menaxhuan më së miri, pasi sipas tij më parë Durrësi bëhej liqen.

“Kjo ka qenë provë e madhe se ishte volum i madh reshjesh, por përgjithësisht Durrësi ka qenë mirë, dhe pjesa hyrjes në qytet, edhe dje, edhe sot, që dikur bëhej liqen, kështu që përgjithësisht Durrësi ka qenë mirë”, th Rama.

Rama inspektoi sot disa nga zonat e prekura nga reshjet intensive në vend, duke nisur nga Durrësi, pikërisht aty ku situata problematike e këtyre ditëve, u menaxhua më së miri falë punës së palodhur të bashkisë dhe argjinaturës së ndërtuar pas përmbytjeve të mëparshme.

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emirjana Sako informoi lidhur me situatën aktuale, ku prurjet e dendura janë frenuar në pjesën dërrmuese të pikave të mbetura problematike nga e shkuara, siç është edhe zona e Sukthit të Ri dhe lagjja “Erzen.

Të Fundit