“Mos dëgjoni Saliun, i ka ikur koha”, Taulant Balla: S’kemi bërë marrëveshje me opozitën, po zgjidhen anëtarët për… – Stop
Lajme, Të Gjitha

“Mos dëgjoni Saliun, i ka ikur koha”, Taulant Balla: S’kemi bërë marrëveshje me opozitën, po zgjidhen anëtarët për…

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, në një prononcim për mediat, tregoi se zgjatja e afateve të vettingut është një moment historik dhe që i shërben të gjithë shqiptarëve.

“U miratua zgjatja e mandateve të afatit të vettingut. Këtu fitoi Shqipëria dhe çuarja përpara e reformës historike në drejtësi. Unë asnjëherë nuk i shmangem pyetjeve, edhe kur ato ngrihen në bazë të sajesave. Nuk është i vërtetë sajimi i radhës. Thirrja ime për ju është mos ia vini veshin Saliut sepse s’i hy në punë njeriu”, tha Balla.

Balla foli edhe për dy reformat që priten të diskutohen me opozitën, siç është ajo territoriale dhe zgjedhore. Për të parën, Balla tha se po propozohen 8 anëtarët, ndërsa për reformën zgjedhore theksoi se duhet diskutuar me Komisionin e Posaçëm.

“PS do të ketë tetë anëtar në secilën prej komisioneve. Bashkëkryetar i komisionit do të jetë Gjiknuri nga PS. Sot kam diskutuar një diskutim me anëtarët e grupit për përbërjen e komisionit territorial, për ngritjen e këtij komisioni. Ajo që dua të them është që të propozojmë qoftë bashkëkryetarin, qoftë kryetarin tjetër për të filluar punën. Mandati do të jetë 6 mujor dhe besoj se janë të mjaftueshme për të gjitha propozimet. Demokracia është sistemi ku duhet të biem dakord, nëse nuk biem dakord ju e dini zgjidhjen. Nuk dua të paragjykoj asnjë nga puna e këtij komisioni. Ka shumë çështje që duhet të diskutohen.
Nuk ka pasur negociata për këto çështje. Është ndërgjegjësimi edhe i deputetëve dhe i grupit parlamentar të grupit më të madh të opozitës. Ne menduam t’i mbështesim.

(Po për reformën zgjedhore)E para nuk dua të flas tashmë fare për këtë çështje, sepse kjo i takon Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, të gjitha propozimet që kanë duhet t’i drejtohen Komisionit të Posaçëm. Natyrshëm e kam thënë dhe do kërkoj që komisioni i posaçëm të përmbledhë edhe ndryshime që kanë të bëjnë me ligjin për partitë politike. Të mos harrojmë që kemi pasur plot raste dhe një ndër rastet që kam bërë publike ka qenë një financim i dyshimtë që Basha dhe PD kanë marrë dhe kanë zhvilluar një proces lobingu. Në këtë çështje legjislacioni shqiptar duhet të jetë më i fortë. Pyetjes tuaj nuk do i përgjigjem sepse të gjitha çështjet do ia lejojmë Komisionit të Posaçëm”, tha kreu i grupit parlamentar.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *