Misteri i thikës së gjetur në varrin e faraonit, pse dyshohet se ka përbërje meteoriti

Një ekip studiuesish skanuan së fundmi me rreze X një kamë, thikë hekuri që mbahej si armë brezi, e gjetur në varrin e faraonit Tutankhamun. Qëllimi i skanimit ishte të kuptuarit të përbërjes së objektit, metali i të cilit dyshohet se vjen nga një meteorit.

Studiuesit sugjerojnë se kama është farkëtuar në temperaturë të ulët, por nuk mendojnë se është punuar në Egjipt. Kur arkeologët hynë në varrin e Tutankhamun në Luginën e Mbretërve në vitet 1920, ata gjetën një kamë të gjatë, në faraonin e mbuluar me stoli.

Tehu i saj ishte prej hekuri, një zbulim i çuditshëm duke pasur parasysh faktin që epoka e hekurit filloi një shekull pas vdekjes së Tutit.

Objektet prej hekuri që datojnë para përhapjes së metalurgjisë së hekur, i kanë shtyrë studiuesit të besojnë se sendet e vjetra kanë përbërje hekuri metoriti, pjesë që ranë nga hapësira dhe më pas u farkëtuan në tokë.

Duke folur mbi punën kërkimore, bashkautori i studimit Tomoko Arai, një studiues në Institutin e Teknologjisë Chiba në Japoni tha:

Ne vumë re një teksturë të kryqëzuar, të pranishme në të dy anët e kamës, që të çon drejt strukturës Widmanstätten, tipike për një meteorit hekuri tetëkëndësh. Ai ishte momenti ynë WOW”.

Modeli Widmanstätten (i emërtuar nga një mineralog austriak) është një efekt i jashtëzakonshëm i pranishëm në disa meteoritë metalikë që shkaktohet nga mënyra se si nikeli shpërndahet nëpër objekte. Prania e modelit në armën e Tutankhamun tregon se kama ishte bërë nga një oktaedrit, grupi më i madh i meteoritëve të hekurit.

Të Fundit