Ministrja Manastirliu: Do vendosim ‘Greenpass’ për të hyrë në lokale

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi në parlament se të gjithë qytetarët shqiptarë duhet të pajisen me ‘Greenpass’,certifikatë vaksinimi, për të hyrë në lokale.

Manastirliu tha se në shumë vende europiane qytetarët futen në restorante dhe në bare vetëm nëse kanë Greenpass.

‘Do ta vëmë ‘green pass’ në lokale dhe në strukturat e tjera të shërbimit’- tha Manastirliu

“Si hyhet në një lokal apo bar në Europë? A hyhet me ‘greenpass’? Do ta vëmë greenpass? Si shkohet në strukturat e tjera të shërbimit? Do ta vëmë ‘greenpass’. E vendosëm në universitete. Për qytetarët është me rëndësi që kemi më shumë se 1 mijë profesionistë të dedikuar për procesin e vaksinimit”, tha më tej Manastirliu.

Të Fundit