Ministria i ndërpreu kontratat e punës, mjekët specializantë: Nëse nuk trajtohet kjo problematikë do të dalim në protesta, çështjen do e dërgojmë deri në gjykatë – Stop
Lajme, Të Gjitha

Ministria i ndërpreu kontratat e punës, mjekët specializantë: Nëse nuk trajtohet kjo problematikë do të dalim në protesta, çështjen do e dërgojmë deri në gjykatë

Mjekët specializantë kanë reaguar pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, për t’i ndërprerë kontratat e tyre të punës.

Ky vendim hyri në fuqi për qarqet, Tiranë, Elbasan, Vlorë e Shkodër. Këtë hap mjekët nuk e kanë pritur mirë dhe këtë problematikë e adresuan në media.

Njëra prej tyre, thotë se nuk ka një rregullore që përcakton që mjekët, që janë ende në specializim i ndalohet të punojnë.

Mjekja, theksoi se kërkesa e tyre është të zhvillojnë një takim me Ministrinë e Shëndetësisë, për të shprehur problematikën që ato kanë. Në rast se vendimi nuk rishikohet, mjekët paralajmëruan protesta dhe dërgim të çështjes në organet gjyqësore.

“Kemi një rregullore të specializimit, ku në asnjë pikë s’na ndalohet të punojmë paralelisht. Dokumenti ligjor që ndërpret marrëdhënien e punës, është kontrata. Në atë nuk thuhet që mjekët duhet të specializohen dhe të ndjekin studimet e të punojmë. Ne jemi familjarë, kryefamiljarë dhe pjesa e punës është e rëndësishme. Ka vend për t’u parë kjo pjesë dhe për t’u ndryshuar.

Duhet të bëjmë një takim me Ministrinë, për këtë çështje. Ne jemi 4 breza, rreth 200 e ca veta në brez, bien rreth 800 persona pa punë. Ne nuk kemi asnjë kontratë, ne paguajmë këto studime, nuk marrim asnjë pagë. Vendi punës thotë kontribut për të marrë këtë specializim. Të marrësh specializimin janë trajnime pafund, shpenzime. Këto shpenzime mbulohen nga ne.

Në vlerë page mjeku i përgjithshëm merr 700 mijë lekë të vjetra, specialisti diku te 800 mijë lekë të vjetra. Hapin e parë e nisëm në formën ligjore, hapi i dytë është do të përshkallëzojmë veprimet tona, do të protestojmë dhe mund ta çojmë në gjykatë”, tha mjekja.

Kujtojmë që pas shpërthimit të pandemisë, mjekët specializantë u rekrutuan në spitalet e vendit, për të dhënë kontributin e tyre në situatën e vështirë. Por, pas uljeve të rasteve ditore nga COVID dhe numrit të të shtruarve në spitale, me anë të një vendimi, ministria vendosi largimin e tyre nga puna, si në sektorin privat, ashtu edhe në atë publik.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *