Ministria e Shëndetësisë: Ndërron jetë 90-vjeçari me COVID-19, shkon në 22 numri i viktimave

Ka shkuar në 22 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë konfirmon se ka ndërruar jetë një 90-vjeçar.

Numri i të infektuarve nga koronavirusi në vendin tonë është rritur gjatë ditës së sotme. Të dhënate bëra me dije gjatë përditësimit të Ministrisë së Shëndetësisë flasin për 16 raste të reja vetëm gjatë 24 orëve të fundit. Kujtojmë që krahasuar me një ditë më parë, rastet e reja janë më pak. (Te shtune dhe te diele, 29 dhe 28 raste).

Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 116.

Njoftimi i MSH:

Një pacient 90-vjeçar ka humbur jetën në spitalin infektiv, si pasojë e tromboembolisë pulmonare.

90-vjeçari ishte i prekur edhe nga COVID19 dhe vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese (tromboemboli pulmonare, diabet mellitus, hipertension). Pacienti ndodhej i shtruar prej 5 ditësh në spitalin infektiv në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas mjekëve që e kanë trajtuar gjatë gjithë kësaj kohe, shkaku i vdekjes së 90-vjeçarit është tronboembolia pulmonare.

Të Fundit