Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja: Këtë vit nuk ka amnisti për të burgosurit.

Këtë vit nuk ka amnisti për të burgosurit, deklaroi ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja gjatë një takimi informal me gazetarët.

Ministri njoftoi se do të mbyllet burgu i Zaharaisë në Krujë, teksa sqaroi se të dënuarit që gjenden aty do t’i dërgojnë në bllokun 4 dhe 5 në burgun e Shënkollit që është i rikonstruktuar.

Mbyllja e burgut të Zaharaisë është kërkuar prej vitesh nga organizatat për të drejtat e njeriut për shkak të kushteve aspak normale të këtij burgu ku mbahen personat e dënuar me probleme mendore.

Të Fundit