Ministri i Drejtësisë: Kemi kapacitet për të parandaluar pastrimin e parave! Ky ligj s’do keqpërdoret nga bota e krimit

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është shprehur se Shqipëria ka kuadrin e plotë ligjor për të parandaluar pastrimin e parave, dhe kjo sipas tij falë reformës në drejtësi e cila ka krijuar mekanizmat e duhur.

Manja theksoi se do të ngushtohen të gjitha hapësirat që ky ligj të mos përdoret nga bota e krimit.

Ministri theksoi se “ishte meraku i kryeministrit që gjithë periudhën korrik gusht ta përdorim për konsultim sepse na duhet të bindim dhe skeptikët më të fundit që ky kourum të marrë votat në parlament, do votohet me shumicë të cilësuar 84 vota.”

Ulsi Manja: “Të jetë aministi e plotë fiskale dhe penale, që ka për qëllimin legalizimin e kapitalit. Por pse sot? Sepse kemi pasur aministi të pjesshme por ka dështuar. 4 arsye pse duhet.

1.Reforma në drejtësi ka krijuar shtratin dhe mekanizmat ligjor. Kemi kuadër të plotë ligjor për të parandaluar pastrimin e parave.

2.Kemi kapacitetet e duhura për të monitoruar këto proces. Procesi fiskalizimit është mekanizimi i duhur për të formalizuar ekonomikë

3.Sot për shkak të dixhitalizimit kemi ndërveprim perfekt të të gjitha databaze shtetërore.

4.Në fund, Rama bëri të qartë që do bashkëqeverisim me qytetarët. Këshillimi Kombëtar ishte që pas konsultimit të kthehej në nismë, qytetarët donin që paratë e emirateve të grumbulluara me mund e me djersë të legalizoheshin.

Nuk janë përjashtuar jo vetëm zyrtarët e lartë publik, por edhe subjektet e ligjit antimafia, por edhe ata që janë pjesë e listët si financues terrorist, por edhe familjaret e tyre. Do ngushtohen hapësirat që ky ligj të keqpërdoret nga bota e krimit.

Kjo është tryeza e parë e konsultim publik. Ishte meraku i kryeministrit që gjithë periudhën korrik gusht ta përdorim për konsultim sepse na duhet të bindim dhe skeptikët më të fundit që ky kourum të marrë votat në parlament, do votohet me shumicë të cilësuar 84 vota. Kjo është garancia që do kenë subjektet përfitues.

Të Fundit