Ministri drejtësisë Manja: Vetting për noterët, përgjegjëse Ministria e Drejtësisë

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka deklaruar se do të ketë Vetting edhe për noterët.

Pas mbledhjes së qeverisë, Manja sqaroi se është Ministria e Drejtësisë që nëpërmjet inspektimeve të planifikuara dhe hetimeve do të bëjë filtrin e këtij sistemi.

“Ligji për noterinë që është i 2019 ka përcaktuar edhe mekanizimit të filtrimit të këtij shërbimi. Është Ministria e Drejtësisë që nëpërmjet inspektimeve të planifikuara dhe hetimeve proaktive që do ta bëjë filtrin e këtij sistemi. Është një shërbim i deleguar por përgjegjëse për ketë shërbim është Ministria e Drejtësisë”, u shpreh ministri.

Ai shtoi se nuk ka asnjë mbivendosje me bashkëqeverisjen, por bashkëqeverisja do të jetë një nga burimet e informacionet për strukturën anti-korrupsion.

Manja nënvizoi se Ministria e Drejtësisë ka gati projektligjin për disa ndryshime në ligjin e noterisë, që do të përforcojë besueshmërinë e publikut tek ky shërbim.

Të Fundit