Meta uron Fiter Bajramin: Të forcojmë më tej ndjenjën e solidaritetit e harmonisë me njëri-tjetrin

Presidenti Ilir Meta ishte sot në selinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar, për të uruar festën e Fiter Bajramit.

“Kënaqësi të vizitoja kreun e Komunitetin Mysliman të vendit e t’i uroja jo vetëm atij por të gjithë besimtarëve tanë që Zoti tua shpërblejë gjithë ato sakrifica që kanë bërë gjatë kësaj periudhe dhe t’i uroj paqe, shëndet mbarësi në familjet e tyre dhe në mbarë shoqërinë tonë.

Kjo është një festë e mrekullueshme që na fton sot të forcojmë më tej ndjenjën e solidaritetit e harmonisë me njeri tjetrin e të jemi më pranë të gjithë vëllezërve tanë e gjithë familjeve që janë në kushte më të vështira”, tha kreu i shtetit.

Të Fundit