Meta në Maqedoninë e Veriut: Të krenohemi me Shën Terezën, duke mbajtur gjallë veprën dhe mesazhet e saj – Stop
Lajme, Të Gjitha

Meta në Maqedoninë e Veriut: Të krenohemi me Shën Terezën, duke mbajtur gjallë veprën dhe mesazhet e saj

Presidenti Ilir Meta ka nisur vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku në një mesazh nga vendi fqinj bën thirrje që të jetësohet e mbahet gjallë vepra e Nënë Terezës.

Në një postim në “Facebook”, Meta thekson se e ka nisur vizitën pikërisht me nderimin më të madh ndaj shembullit frymëzues dhe humanizmit të Shenjtores së madhe të kombit shqiptar dhe mbarë njerëzimit, Nënë Terezës.

“I lumtur të nis zyrtarisht vizitën time në Maqedoninë e Veriut, me nderimin më të madh ndaj shembullit frymëzues dhe të përjetshëm të dashurisë në veprim, solidaritetit dhe humanizmit të Shenjtores së madhe të kombit shqiptar dhe mbarë njerëzimit, Nënë Terezës.
Të krenohemi me Shën Terezën vetëm duke jetësuar dhe mbajtur gjallë veprën dhe mesazhet e saj të mençuara plot shpresë dhe dashuri për jetën dhe njeriun!”, shkruan Meta.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *