Meta në kishën e Leusës: Ndeza një qiri, për t’ju bashkuar lutjeve tuaja në këtë sezon festash për më shumë shëndet e mbarësi

Presidenti i vendit Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një viztë në kishën e Leusës në Përmet.

Përmes një postimi në facebook, presidenti vë në dukje vlerat arkitekturore të kishës e cila është e ndërtuar në shekullin e XVII.

Nga vendi i shenjtë, kreu i shtetit e mbyll postimin në facebook me një urim për mbarësi dhe shëndet për të gjitha familjet shqiptare.

“Kisha e Leusës, ndodhet në jug të Përmetit, vetëm gjysëm ore më këmbë, nga ku lugina e Vjosës duket si në pëllëmbë të dorës. E ndërtuar në shekullin XVII, me afreske dhe gdhendje unike druri të punuara mjeshtërisht, Kisha mban emrin e së Tërëshenjtës Mari dhe i kushtohet Fjetjes së saj.

Është një atraksion i jashtëzakonshëm për turistët vendas dhe të huaj, një monument i rrallë i trashëgimisë tonë kulturore, që nuk duhet lënë pa u vizituar.

Sipas traditës, ndeza një qiri, për t’ju bashkuar lutjeve tuaja në këtë sezon festash për më shumë shëndet, mbarësi e gëzime në çdo familje shqiptare!

Të keni bekimet e Zotit!”- shkruan Meta në facebook.

Të Fundit